Trajneri i kombëtares së Holandës, Louis van Gaal ka zhvilluar bisedime të gjata me Donny van de Beek për situatën e tij në Manchester United.
Në një vit të Kupës së Botës, Van Gaal është i shqetësuar për mungesën e minutave të Van de Beek në United.
Trajneri i Tulipanëve shkaku i kësaj situate e ka lënë mesfushorin qendror jashtë skuadrës së Holandës për ndeshjet e shtatorit.
Van Gaal ka thënë se ai e informoi Van de Beek të enjten në mbrëmje për vendimin e tij, teksa gjithashtu e këshilloi atë gjatë një bisede telefonike për një largim nga Manchester United.
“Unë nuk mund të them asgjë për këtë”, ka thënë fillimisht Van Gaal kur u pyet nëse i kërkoi të largohet nga klubi anglez.
🦁 𝐎𝐔𝐑 𝐒𝐐𝐔𝐀𝐃 for the upcoming matches against Norway, Montenegro & Turkey!#WCQ2022 pic.twitter.com/pERcQpfE3N
— OnsOranje (@OnsOranje) August 27, 2021
“Fola me të për rreth 45 minuta. Është gjithashtu për çështje të tjera sesa vetëm roli i tij në ekipin kombëtar holandez”.
“Por, mendoj se nuk mund të them asgjë për këtë. Kjo është diçka mes Donit dhe meje”, përfundoi trajneri holandez. /Telegrafi/