Site icon Telegrafi

Van Dijk zgjidhet lojtari më i mirë i sezonit në Ligën Premier

Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil Van Dijk është zgjedhur si lojtari më i mirë i sezonit 2018/19 në Ligën Premier.

Holandezi i Liverpoolit po përjeton një vit të madh si në aspektin ekipor, ashtu edhe në atë individual.

Pas arritjes në finale të Ligës së Kampionëve dhe luftës për titull në Ligën Premier, Van Dijk po kor edhe suksese personale.

Lexo po ashtu Van Dijk shpallet 'Lojtari i vitit' në Angli

Shtatlarti i Reds para disa ditës fitoi çmimin si “Lojtari i Vitit” në Angli, ndërsa tani është vlerësuar edhe nga Liga Premier.

Sot (e diel) gjatë ditës, Van Dijk është zgjedhur si lojtari më i mirë i Ligës Premier për sezonin 2018/19.

Van Dijk ka arritur të lë pas vete emra të njohur si Raheem Sterling, Eden Hazard, Paul Pogba dhe Heung-min Son.

Pas fitimit të çmimit, Liverpooli e ka uruar mbrojtësin e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version