Site icon Telegrafi

Van Dijk urdhërohet që të largohet nga kampi i Holandës dhe të rikthehet tek Liverpooli

Virgil Van Dijk është dërguar në shtëpi nga kombëtarja e Holandës para ndeshjes që ata do të zhvillojnë nesër (e martë) ndaj Bosnjës.

Van Dijk e udhëhoqi Holandën drejt një fitoreje me rezultat 4-0 ndaj Hungarisë të shtunën, me Wout Weghorst, Cody Gakpo, Denzel Dumfries dhe Teun Koopmeiners që realizuan nga një gol.

33-vjeçari luajti për 90 minuta, por nuk do të luajë në ndeshjen e fundit ndaj Bosnjës në ‘Bilino Polje Stadium’.

Ekipi i Ronald Koeman tashmë është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kombeve kështu që as ai as Frenkie De Jong nuk do të udhëtojnë për këtë sfidë.

Që të dy lojtarët janë rikthyer tek klubet e tyre respektive, ashtu siç ka konfirmuar Koeman i cili ka thënë se këtë vendim e ka marrë për arsye mjekësore.

“Për të dy, Frenkie dhe Virgil është më mirë për ta që të largohen nga kampi stërvitor në këtë moment. Vendimi është marrë për arsye mjekësore, natyrisht me interesimin e lojtarëve që vjen i pari”, ka thënë Koeman.

Kjo tërheqje e Van Dijk vjen para një kalendari të ngarkuar për Liverpoolin, të cilët do të rikthehen në aksion ndaj Southamptonit të dielën.

Pas kësaj ndeshje, ekipi i Arne Slot do të përgatitet për duelet e radhës ndaj Real Madrid, Manchester City, Newcastle United dhe Everton./Telegrafi/

Exit mobile version