Virgil van Dijk është një nga mbrojtësit e paktë që mund të thotë se ai ka arritur ta ndalë Erling Haaland këtë sezon dhe e njëjta detyrë na thërret këtë fundjavë.
Vetëm dy klube kanë qenë në gjendje të ndalojnë makinerinë e golit të Manchester Cityt këtë sezon. Bournemouth është skuadra e vetme e Ligës Premier që e ka bërë këtë, ndërsa Liverpooli është skuadra tjetër, por në Community Shield.
Mbrojtësi holandez, Van Dijk ishte pjesë e mbrojtjes së Reds atë ditë dhe ai shpreson ta mbajë të qetë 22-vjeçarin përsëri këtë fundjavë.
“Padyshim që nuk është e lehtë – ai është zjarr, nuk mund të thuash asgjë tjetër”, ka thënë fillimisht qendërmbrojtësi i Liverpoolut për TV2 në Norvegji.
“Më kujtohet pas Community Shield ku shumë njerëz nuk e llogaritnit atë, ndërsa unë u thosha, “dëgjoni, ky djalë do të shkaktojë kaq shumë makthe në mbrojtës”. padyshim në një ekip si City ku shanset do të vijnë gjithmonë”.
“Ne duhet të përpiqemi të ndalojmë topat që i shkojnë atij, të mbrohemi në nivelin më të lartë dhe të jemi në maksimumin tonë, dhe kjo është ajo që duhet të jemi gjithmonë kundër Cityt dhe kjo nuk do të jetë ndryshe të dielën”.
“Definitivisht nuk jam unë kundër tij, jemi të gjithë ne kundrejt të gjithëve. Është bota e jashtme që krijon beteja, një kundër një dhe të gjitha këto gjëra. Duam t’i ndalojmë ata të shënojnë, pavarësisht se kush është në lojë. Por, ne e dimë se ai është mjaft i mirë”, përfundoi holandezi.
Ndryshe, Liverpooli dhe City luajnë të dielën në Anfield me fillim nga ora 17:30 në kuadër të javës se 11-të në Ligën Premier. /Telegrafi/