Duke folur pas ndeshjes me Manchester United, Virgil van Dijk tha se Liverpool ishte skuadra e vetme që përpiqej të fitonte ndeshjen.
Këto komente e acaruan Roy Keane që tha se mbrojtësi holandez duhet ta kujtojë se luan për një klub që nuk e ka fituar ligën që 30 vjet.
Duke folur për fjalët e Keane, qendërmbrojtësi dha një përgjigje mjaft befasuese.
“Më pëlqen Roy Keane, nëse ai tha këtë, atëherë është mirë”, deklaroi Van Dijk. “Ai është tifoz i Man United përjetësisht dhe e kuptoj se ai mund të reagonte kështu, por e ndjeva atë që thashë dhe nuk ka absolutisht asnjë arrogancë në këtë”.
“Të gjithë ata që e ndoqën lojën ndoshta ndjeheshin njësoj si unë. Çfarë mendoni ju djem (u drejtohet gazetarëve)? Ne vazhdojmë. Ne patëm mundësinë dhe nuk mundëm të shënonim dhe kjo është pjesa frustruese”.
“A isha i befasuar nga qasja e United? Jo. Natyrisht që ata nuk janë në situatën më të mirë dhe nëse vini këtu pasi keni humbur vitin e kaluar me një numër të madh (7-0), do të jeni më se të kënaqur me një pikë”.
“Të gjithë mund ta shihnin këtë. Ju mund të shihni se cili ishte plani i tyre i lojës dhe çfarë u përpoqëm të bënim dhe ndjeva se çfarë thashë ishte e drejtë dhe ne vazhdojmë. Mendoj se bëmë gjithçka për të fituar ndeshjen”, ka shtuar më tej Van Dijk. /Telegrafi/