Site icon Telegrafi

Van Dijk do të jetë në dispozicion në ndeshjen kundër Southamptonit

Alisson dhe Virgil van Dijk (Photo by Marc Atkins/Getty Images)

Liverpooli të dielën triumfoi ndaj Tottenham Hotspur (2-1), por pas përfundimit të takimit pati frikë se mbrojtësi kryesor i skuadrës, Virgil van Dijk, ishte lënduar.

Por, lajmet e mira kanë ardhur për trajnerin Jurgen Klopp, pasi holandezi është stërvitur me skuadrën dhe do të jetë i gatshëm për sfidën e të premtes ndaj ish-skuadrës së tij, Southampton.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Premier League

Redsat vazhdojnë të kryesojnë tabelën e Ligës Premier dhe këtë sezon shpreson të kthejë në Anfield trofeun që i mungon qe një kohë të gjatë.

Virgil Van Dijk u lëndua në ndeshjen ndaj Tottenhamit (Foto: by Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Mirëpo, që të ndodhë kjo, duhet ta mposhtin konkurrencën e kampionit në fuqi, Manchester City.

Kujtojmë se Liverpooli të martën e ardhshme ka edhe ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ndaj Portos.

Exit mobile version