Site icon Telegrafi

Van Dijk do të bëhet lojtari më i paguar në historinë e Liverpoolit

Virgil van Dijk (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Liverpool është i gatshëm ta bëjë mbrojtësin Virgil van Dijk lojtarin më të paguar në historinë e tyre.

Sipas mediumit The Sun, holandezi do të bëhet lojtari më i paguar në historinë e Liverpoolit me një marrëveshje të re prej 220 mijë funtesh në javë.

Mbrojtësi holandez, 28 vjeç, do të nënshkruaj një kontratë pesëvjeçare – me një vlerë të madhe prej 57 milionë funtesh, pasi skuadra e Jurgen Klopp të ketë fituar titullin e Ligës Premier këtë sezon.

Lexo po ashtu Kompany emëron mbrojtësin më të mirë në histori të Ligës Premier, injoron emra si Terry dhe Ferdinand

Rinovimi i kontratës do t’i japë fund frikës se ‘Lojtari i Vitit’ në Angli do të kalojë te Paris Saint-Germain.

Klubi i pasur francez i ka bërë të ditur Van Dijkut se ata do të donin ta nënshkruanin këtë verë, por një gjë e tillë nuk pritet të ndodh.

Ai aktualisht fiton 180 mijë funte në javë dhe mund të fitojë 100,000 mijë funte më shumë në kryeqytetin francez.

Lexo po ashtu Formacioni më i mirë i kombinuar nga pesë ligat kryesore evropiane, mungojnë shumë yje

Në vend të kësaj, Van Dijk është kuptuar se është i kënaqur të pranojë ngritjen prej 40,000 funtesh në javë që do ta tejkalonte yllin e skuadrës, Mohamed Salah.

Idhulli i Egjiptit, Salah momentalisht fiton 200 mijë funte në javë. /Telegrafi/

Exit mobile version