Site icon Telegrafi

Van Dijk i sjell fitoren Liverpoolit në derbin e Merseyside (Foto/Video)

Liverpool ka shënuar fitore në kuadër të rrethit të tretë të FA Cup. 

The Reds triumfuan në stadiumin “Anfield Road” kundër rivalëve lokal Everton me rezultat 2-1.

Gjatë gjithë ndeshjes dominuan futbollistët vendas dhe për asnjë moment nuk rrezikuan të humbin.

Virgil van Dijk debuton me Liverpoolin

Por, deri te goli i parë është dashur të pritet minuta e 35, kur James Milner shënoi nga pika e bardhë.

Paraprakisht, Mason Holgate ndërhyri në mënyrë të palejuar ndaj Adam Lallanas.

Gylfi Sigurdsson dërgoi një goditje të fuqishme në të 68 minutë, ku topi përfundoi pas portës së Liverpoolit.

Lexo po ashtu Cenk Tosun prezantohet te Evertoni

Por, një debutim ëndrrash e pati edhe mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit, i cili kushtoi rreth 85 milionë euro.

Virgil van Dijk realizoi gol me kokë pas një harkimi nga rivënia këndore e Roberto Firminos.

Deri në fund të ndeshjes më nuk pati gol, dhe kështu takimi përfundoi me rezultat 2-1 për Liverpoolin.

Pas kësaj, The Reds do të pres të zhvillohen ndeshjet tjera dhe të hedhet shorti për të mësuar kundërshtarin e radhës. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=Nx66RKIR_k0

https://youtu.be/sL5mzH5BGSA?t=1

 

Exit mobile version