Virgil van Dijk është shpallur ‘Lojtari i vitit’ në Angli i zgjedhur nga Shoqata e Futbollistëve Profesionistë.
Holandezi është një nga më meritorët që Liverpooli është në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe është në luftë kokë me kokë me Manchester Cityn për titullin në Ligën Premier.
27-vjeçari iu bashkua skuadrës së Jurgen Klopp në janarin e 2018 nga Southamptoni për 75 milionë funte (86,93 milionë euro) dhe që nga ndeshja e parë ai ka treguar se çdo cent që është dhënë për ata ia ka vlejtur.
The #PFA Players’ Player of the Year 2019 @LFC and @OnsOranje defender @VirgilvDijk 🏆👏⚽️ #PFAawards #POTY pic.twitter.com/BLq2TFt2vR
— Professional Footballers’ Association (@PFA) April 28, 2019
Van Dijk jo vetëm që ka stabilizuar mbrojtjen dukshëm që nga ardhja e tij, por është shndërruar në një lider të skuadrës duke i dhënë të gjithëve motiv për të dhënë më të mirën nga vetja.
Në listën e ngushtë për të fituar këtë çmim ishin edhe Raheem Sterling, Sadio Mane, Eden Hazard, Sergio Aguero dhe Bernardo Silva.
Kjo arritje nga lojtar i Liverpoolit ndodh për të tetën herë, më herët e kanë fituar edhe Mohamed Salah, Luis Suarez, Steven Gerrard, John Barnes, Ian Rush, Kenny Daglish dhe Terry McDermott. /Telegrafi/