Virgil Van Dijk do të mbetet edhe për shumë vite pjesë e Liverpoolit.
Qendërmbrojtësi holandez i ka qëndruar besnik skuadrës nga Anfield, duke zgjatur kontratën e tij.
30-vjeçari do të mbetet te The Reds deri në verën e vitit 2025.
“E mahnitshme. Është diçka për të cilën jam shumë krenar me këtë kontratë të re. Bashkëshortja ime dhe fëmijët e mi gjithashtu janë krenar që do të jem gjatë këtu”, tha Van Dijk për faqen zyrtare të klubit.
“E gjithë puna e madhe që kemi bërë deri më tani do të vazhdoj dhe mezi pres që e ardhmja ime të jetë së bashku me Liverpoolin. Vërtetë jam i lumtur dhe krenar”, deklaroi mbrojtësi holandez.
Van Dijk u bashkua me Liverpoolin në janar të vitit 2018 dhe ai shpëjt është bërë një shtyll në mbrojtjen e skuadrës nga Jurgen Klopp.
Kapiteni holandez ka zhvilluar 130 ndeshje zyrtare me klubin, duke shënuar 13 gola, derisa ka fituar Ligën e Kampionëve, Ligën Premier, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për klube. /Telegrafi/
He’s 𝑶𝑼𝑹 centre-half ✊
The story continues… @VirgilvDijk 🤩 pic.twitter.com/bQInOG1ba2
— Liverpool FC (@LFC) August 13, 2021