Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk, ka pranuar se ishte çliruar kur skuadra e tij fitoi ndaj Fulhamit, pas atij gabimi që bëri në golin e barazimit.
Qendërmbrojtësi i Redsave nuk ishte i kujdesshëm me kthimin e topit drejt portierit Alisson, gjë që e shfrytëzoi Ryan Babel për ta barazuar rezultatin.
Mirëpo, me një gol të shënuar nga penalltia, James Milner ia dha fitoren skuadrës së Jurgen Klopp, njëherësh duke përmirësuar gabimin e holandezit, i cili nuk është parë duke bërë gabime të tilla.
“E fituam ndeshjen. Gabimet ndodhin në futboll dhe gjëra të tilla, por ndodhi çfarë ndodhi, shkojmë tutje”.
“Nuk po arsyetohem. Është dashur të reagoja më mirë. Ndodhi, ata shënuan, por ne shënuam sërish, prandaj fituam dhe i kemi tri pikët dhe po shkojmë në shtëpi në krye të tabelës dhe jemi të lumtur”, ka deklaruar Van Dijk për Sky Sports.
Liverpooli është në krye të tabelës me dy pikë përpara Manchester Cityt që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/
Virgil van Dijk on the mistake that led to Ryan Babel's goal:
"I'm not giving excuses, it is what it is" pic.twitter.com/FW2OVQxdRv
— Football Daily (@footballdaily) March 17, 2019