Telegrafi

Van Dijk po i justifikon paratë e dhënë për të – aktualisht më i mirë në botë, në 31 ndeshje askush nuk ka arritur ta driblojë

Në dimrin e vitit të shkuar Liverpooli kishte vendosur të paguante pak më shumë se 78 milionë euro për të marr Virgil Van Dijk nga Southamphton.

Shumë menduan, por edhe e kritikuan Liverpoolin se e kishte tepruar me shifrën e ofruar, duke thënë se nuk vlente aq shumë para.

Por pas vetëm një viti qendërmbrojtësi holandez po tregon se i ka merituar të gjitha ato para.

Lexo po ashtu Van Dijk ishte afër vdekjes në vitin 2012, sot është mbrojtësi më i shtrenjtë në botë – “Paratë ia lash mamasë time kur u futa në operim”

Kjo pasi për momentin 27-vjeçari nuk është vetëm mbrojtësi më i shtrenjtë në historinë e futbollit, por është gjithashtu mbrojtësi më i mirë në qarkullim.

Këtë e tregojnë statistikat, që dukshëm janë në anën e tij.

Gjatë këtij sezoni, Van Dijk ka zhvilluar 31 ndeshje në kampionat, kupa dhe Ligën e Kampionëve.

Lexo po ashtu Fansat e UEFA-s zgjedhin ekipin e vitit 2018, nuk mungojnë yje si Modric, Messi dhe Ronaldo

Ai është treguar një mur i vërtet, pasi që nuk është dribluar asnjëherë nga qoftë dhe një kundërshtar.

Në këtë statistikë holandezit nuk i afrohet askush, duke treguar qartë që kemi të bëjmë me një futbollist të rrallë.

Lexo po ashtu Se Van Dijk është lideri i vërtetë i Liverpoolit e tregon edhe ky moment mes holandezit dhe Arnoldit

Liverpooli duhet të punojë që  t’ia gjejë një partner të fortë në krahë, për ta blinduar mbrojtjen njëherë e mirë. /Telegrafi/