Site icon Telegrafi

Van Dijk nuk ka mundur të flejë pas “performancës së kompletuar” ndaj Cityt

Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil Van Dijk thotë se ai ka vuajtur që ta zë gjumi pas performancës totale ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve.

Ekipi i Klopp shkatërroi Cityn në ndeshjen e parë për të krijuar avantazh prej 3-0 në Anfield.

Dhe, para ndeshjes kthyese në Ettihad Stadium, është vet Van Dijk ai që ka pranaur se është gëzuar tej mase për atë fitore.

“Ishte e vështirë të më zinte gjumi pas ndeshjes”.

“E kam ditur para se të bashkohesha me këtë klub dhe tash e di, se sa shumë ka cilësi kjo skuadër dhe sa e mirë mund të jetë kur të gjithë japin 100 për qind”.

“Ndeshja jonë në shtëpi ishte një shembull fantastik, të gjithë ishin 100 për qind të fokusuar”.

“Isthe një performancë e kompletuar, në pjesën e parë ne dominuam me posedim dhe kemi pasur momentet tona të mira, në pjesëne dytë ne jemi mbrojtur si ekip dhe ishte ndeshje fantastike”, deklaroi Van Dijk.

Liverpooli i shkon sonte Cityt në Ettihad Stadium për ndeshjen kthyese. /Telegrafi/

Exit mobile version