Virgil van Dijk mund të humbasë ndeshjen e ditës së nesërme kundër Leicester Cityt.
Mbrojtësi i Liverpoolit, 27-vjeçari nuk ka munguar në asnjë ndeshje pos në takimin me Huddersfieldin e Florent Hadërgjonajt.
Holandezi nuk është ka stërvitur pas një sëmundje gripale që e morri në qytetin turistik të Dubait.
“Liverpool Echo” raporton se shtatgjati ende po lufton me sëmundjen dhe mbetet në dyshim nëse do të luajë me ish-kampionin.
Jurgen Klopp mund të bie në presion të fitores në rast se sonte fiton Manchester City i Pep Guardiolës kundër Newcastle Unitedit.
Theksojmë se dallimi mes këtyre dyja skuadrave është katër pikë dhe se kanë mbetur edhe 15 ndeshje në Ligën Premier.
Ndryshe, Van Dijk deri më tani është paraqitur në 37 raste për The Reds dhe ka shënuar vetëm një gol. /Telegrafi/