Liverpooli ka fituar 2-0 ndaj Manchester Unitedit në derbin që u zhvillua në kuadër të javës së 23-të në Ligën Premier.
Golat për The Reds i shënuan Virgil van Dijk në minutën e 14-të dhe Mohamed Salah në të 90’+2.
Liverpooli ishte dukshëm skuadër më e mirë dhe morën notën e përgjithshme 7.20, ndërsa Djajtë e Kuq u vlerësuan me 6.37.
Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim doli të ishte mbrojtësi holandez që shënoi golin e parë dhe u notua me 8.5.
Në anën tjetër, dështimi i këtij derbi ishte Daniel James që u vlerësua me 5.9.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/