Telegrafi

Van Dijk: Man City skuadër shumë e mirë

Virgil Van Dijk në ndeshjen kundër Southamptonit ndaj Southamptonit (Foto: Getty Images)

Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk, ka folur para përballjes ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve.

Holandezi është i vetëdijshëm për kualitetet e skuadrës kundërshtare, por ai beson se me një përqendrim dhe përgatitje maksimale mund të ketë rezultat pozitiv.

“Të gjithë e dinin se kushdo që do na binte do të ishte e vështirë”.

Lexo po ashtu Van Dijk harroi se ishte lojtar i Liverpoolit, tentoi të futet në zhveshtoren e lojtarëve të Southamptonit

“Man City janë një skuadër shumë e mirë dhe e vështirë për të luajtur kundër tyre. Duhet të jemi 100 për qind ose edhe më mirë për t’i mundur ata në dy ndeshje”.

“Do të përgatitemi për këtë kur t’i vjen koha”, ka thënë Vank Dijk për ueb faqen zyrtare të klubit.

Virgil van Dijk gjatë ndeshjes kundër Liverpoolit dhe Swansea Cityt në Liberty Stadium (Foto: Getty Images)

Një tjetër shpresë është se Jurgen Klopp ka një rekord shumë të mirë ndaj Pep Guardiolas.

Ndeshja e parë mes skuadrave është më 4 prill në Anfield. /Telegrafi/