Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil Van Dijk, u shpreh tejet i frustruar pas disfatës së pësuar nga Paris Saint-Germain.
Bosi i The Reds akuzoi PSG-në për aktrim gjatë takimit që anglezët e humbën me rezultat 2-1.
Ky rezultat e vë Liverpoolin në pozitë për të pasur obligim fitoren ndaj Napolit në Anfield në xhiron e fundit.
Kapiteni i Holandës, Van Dijk thotë se ekipi i tij duhet të ndjekë stilin e lojës të PSG-së.
“Natyrisht se ata janë lojtarë të top klasit botëror, por nuk mendoj se ka nevojë gjithë kohën për ato gjeste”.
“Ndonjëherë ata goditen dhe do të rrëzohen, por ndonjëherë është shumë lehtë dhe unë nervozohem”.
3 – Liverpool have lost all three Champions League group stage away games for the first time in the competition. Struggle. pic.twitter.com/HmlOxYsOWl
— OptaJoe (@OptaJoe) November 28, 2018
“Është me rëndësi që të mbajmë gjakftohtësinë, por çdo herë që kishte ndonjë duel ata kërkonin faul”.
“Ne duhet ta bëjmë këtë po ashtu. Nuk është ky stili i lojës që më pëlqen. Por, ata shënuan golat dhe fituan, e kjo është e tëra”, deklaroi Van Dijk.
Liverpooli e pret Evertonin në derbin lokal dhe i shkon Burnleyt e Bournemouthit para se të përballet me Evertonin në shtëpi.
/Telegrafi/