Site icon Telegrafi

Van Dijk ia siguron Liverpoolit fitoren e madhe ndaj Brightonit, Reds vazhdojnë të pamposhtur

Liverpool (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Liverpooli ka marrë një fitore të madhe me rezultat të ngushtë 2-1 ndaj Brightonit në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Ligën Premier.

Ekipi i Jurgen Klopp ka arritur të vazhdojnë si i pamposhtur këtë sezon në kampionatin anglez, duke marrë edhe fitoren e 13-të nga 14 takime.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të vendasve, të cilët përveç rasteve të shumta arritën t’i shënojnë edhe dy gola.

Ishte mbrojtësi holandez, Virgil Van Dijk (18′, 24′), i cili shënoi dy gola të bukura me kokë dhe të dy asistimet erdhën nga Trent Alexander-Arnold duke shkuar në pushim me epërsi 2-0.

Van Dijk shënoi dy gola me kokë (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë nga të dyja skuadrat, por vetëm mysafirët arritën të shënojnë një gol.

Ishte portieri Alisson Becker, i cili në minutën e 76-të u ndëshkua me kartonë të kuq pasi preki topin me dorë jashtë zonës dhe kjo i ndihmoi mysafirëve të shënojnë.

Nga ajo goditje e dënimit ishte mbrojtës Lewis Dunk (79′) që shënoi për 2-1 duke zënë portierin Adrian dhe murin mbrojtës të papërgatitur.

Pas këtij goli, Brighton u mundua deri në fund të gjej barazimi, por Reds e menaxhuan mirë epërsinë dhe në fund fituan me rezultat 2-1.

Me këtë fitore, Liverpooli e sheh veten në pozitën e parë me 40 pikë apo 11 më shumë se ndjekësit, ndërsa Brighton zë vendin e 15-të me 15 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Reds e presin Evertonin në derbin e zjarrtë lokal, ndërsa Brighton udhëton te Arsenali. /Telegrafi/

https://twitter.com/estoesanfield_/status/1200798795304460289

https://twitter.com/Callumbaker_9/status/1200816914001473542

 

 

 

Exit mobile version