Telegrafi

Van Dijk ia doli ta neutralizonte Haalandin: Tifozët thonë se holandezi e ‘futi në xhep’ norvegjezin

Tifozët mendojnë se Virgil van Dijk ka arritur ta ‘fuste në xhep’ Erling Haalandin, ndërsa ylli i Manchester Cityt nuk ia doli të shënonte kundër Liverpoolit.

Holandezi ishte startues teksa The Reds mposhtën Citizens 1-0, duke ia shkaktuar humbjen e parë të sezonit në Ligën Premier.

Van Dijk ka qenë subjekt i kritikave për paraqitjet e tij nën nivel këtë edicion, por ai e dëshmoi sot se është një top lojtar në fazën defanzive.

Dhe në këtë proces, ai e mbajti Haalandin të bllokuar dhe e ndaloi atë të shënonte të dielën.

Van Dijk gjithashtu bëri një pastrim vendimtar për t’i mohuar norvegjezit një mundësi të artë para portës.

Një përdorues në Twitter shkroi: “Van Dijk është në formën më të keqe të karrierës së tij në Liverpool dhe ai e kishte Haalandin në xhep gjatë gjithë lojës”.

Një postim i dytë në Twitter: “Këta lloj sulmuesish janë ëmbëlsira për Virgil van Dijk. Tani hiqe Haalandin nga xhepi, vëlla, mjafton”.

Një i tretë shtoi: “Van Dijk e ktheu mbrapsht dhe hodhi një performancë klasike të të gjitha kohërave për të vënë sërish në xhep Haalandin”.

Një tjetër komentoi: “Erling Haaland nuk do të luajë ndeshjen e ardhshme në PL për shkak se është në xhepin e pasmë të Virgil van Dijk”.

Mohamed Salah shënoi golin e vetëm të ndeshjes teksa Liverpool mori një fitore të madhe që mund të kthente sezonin e tyre.

Skuadra e Jurgen Klopp është në vendin e tetë në tabelë, ndërsa skuadra e Pep Guardiolës zë vendin e dytë. /Telegrafi/