Site icon Telegrafi

Van Der Wiel transferohet në Angli

Mbrojtësi holandez, Gregory Van Der Wiel mund të luaj në kampionatin anglez.

Pas transferimit në Fenerbahce, ish anëtari i PSG nuk ka arritur të përshtatet me futbollin turk dhe ka kërkuar largimin.

Chelsea dhe Hull City janë dy skuadrat që po interesohet për reprezentuesin holandez.

Fenerbahce është e gatshme ta lë të lirë lojtarin për një shumë prej shtatë milionë eurove.

Gjithsesi e ardhmja e tij pritet të vendoset gjatë ditëve të ardhshme, pasi për të ka interes edhe nga skuadrat kineze. /Telegrafi/

Exit mobile version