Drejtori i përgjithshëm i Ajaxit, Edwin van der Sar, i ka uruar fat blerjes së re të Juventus, Matthijs de Ligt, duke i dërguar mesazh.
De Ligt të enjten e ka kompletuar nënshkrimin e kontratës me klubin nga Torino.
Ai i dha fund thashëethëmëve se do të bashkohet me klube si Barcelona dhe Paris Saint-Germain.
We fuel adrenaline. We ignite ambition. Are you ready? #LiveAhead#TURNDELIGTON pic.twitter.com/uL0NcrbwUM
— JuventusFC (@juventusfc) July 18, 2019
Zonja e Vjetër do të paguajë 75 milionë euro për lojtarin në pesë vite.
Van der Sar ka postuar në Instagram duke lënë edhe një mesazh: “Nga Ajax te Juventus, e di këtë rrugë! Të uroj gjitha të mirat në Torino, Matthijs! Juve, kujdesu për të”, ka shkruar ai.
De Ligt pritet të prezantohet të premten para medieve. /Telegrafi/