Në udhëtimin e parë zyrtar jashtë Evropës, presidentja e Komisionit Evropian Ursula van der Layen, ka arritur në Addis Ababa të Etiopisë, për të “dërguar një mesazh të fuqishëm politik” që nënkupton përkushtimin e Bashkimit Evropian ndaj Afrikës.
“Për vizitën time të parë, kam zgjedhur kontinentin me ekonomitë në rritje më të shpejtë në botë. Një kontinent me ambicie dhe aspirata të jashtëzakonshme, por edhe me nevoja të mëdha” tha Von der Leyen, në një fjalim përkrah kryetarit të komisionit të Bashkimit Afrikan, Moussa Faki, transmeton Telegrafi.
Ish-ministrja gjermane e mbrojtjes, tha se ajo nuk do të paraqiste “ndonjë plan madhështor për Afrikën”, por ishte në Etiopi, “për të dëgjuar” tendencat dhe zhvillimet që e formojnë kontinentin, si dhe politikën dhe përparësitë ekonomike.
“Vetëm uniteti do t’i bëjë kontinentet tona, në një botë në ndryshim. Bashkimi Afrikan është një partner të cilit unë i besoj”, transmeton Deutsche Welle deklaratën e Von der Leyen.
Bashkëpunimi strategjik me Afrikën dhe administrimi i migracionit, është qëllimi kyç i politikës së jashtme gjatë mandatit të Von der Leyen si presidente i Komisionit, që ka filluar më një dhjetor.
Ajo e përshkroi kontinentin si “fqinji i ngushtë dhe partneri më i natyrshëm” i Evropës.
BE është partneri më i madh tregtar i Afrikës dhe burimi më i madh i investimeve të huaja dhe ndihmës për zhvillim. /Telegrafi/