Legjenda belge, Leo van der Elst ka thënë se ylli i Chelseat, Eden Hazard është më i vlefshëm se Neymar dhe kjo u tregua të premten mbrëma në ndeshjen e Belgjikës ndaj Brazilit.
Hazard ishte i jashtëzakonshëm në fitoren 2-1 të Belgjikës në çerekfinales së Kupës së Botës ndaj Brazilit.
Paraqitja e mirë e yllit të Chelseat ka bërë që legjenda belge, Van der Elst ta vlerësojë Hazardin shumë më lartë se ylli brazilian, Neymar.
“Nëse Neymar kushton 222 milionë, Hazard është dyfish më i vlefshëm se ai”, ka thënë fillimisht Van der Elst për Sporza.
“Me gjithë respektin për futbollistin e madh që është Neymar, por në këtë Kupë Botërore ai nuk ka treguar se vlen aq sa vlerësohet”.
“Në anën tjetër, Hazard luajti një lojë të mrekullueshme ndaj Brazilit”.
“Kam lexuar statistikat këtë mëngjes dhe ai meriton notën dhjetë nga dhjetë”.
“Hazard është shumë e vështirë për t’u ndalur dhe driblimet e tij gjithmonë të drejtpërdrejta.
“Unë zgjedh Hazardin para Neymarit”, përfundoi legjenda belge. /Telegrafi/