Telegrafi

Van de Beek pajtohet të kalojë te United – kontratë deri në vitin 2025

Raportohet se Donny van de Beek është pajtuar të kalojë te Manchester Unitedi nga Ajaci.

Mesfushori holandez duket se është bindur nga projekti i Djajve të Ku1 dhe është pajtuar të kalojë në Old Trafford.

Sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano, Van de Beek do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2025 me Manchester Unitedin.

Ole Gunnar Solskjaer thuhet se e sheh holandezin si pjesë të rëndësishme të strategjive të tij dhe ka kërkuar transferimin e tij.

Lexo po ashtu Van de Beek dëshiron transferimin te Manchester Unitedi, Ajaxi pret ofertën zyrtare dhe ka vendosur çmimi

Tani ka mbetur marrëveshja vetëm mes të dy skuadrave, për të finalizuar marrëveshjen.

Unitedi besohet se do t’i paguajë Ajaxit rreth 40 milionë euro për t’i marrë shërbimet e Van de Beek. /Telegrafi/