Donny Van de Beek nuk po arrin të bëhet asesi lojtar i rëndësishëm te Manchester United.
Mesfushori holandez u bashkua me Djajtë e Kuq me shumë bujë, por pa arritur të përshtatet me futbollin anglez.
Van de Beek kërkoi largimin në verë, por një gjë të tillë nuk i mundësoi nga Djajtë e Kuq.
Megjithatë holandezi nuk po arrin të përshtatet me skemat e Ole Gunnar Solskjaer dhe ka kërkuar me ngulm largimin gjatë afatit kalimtar të janarit.
Real Madridi është duke u interesuar për transferimin Van de Beek me trajnerin Carlo Ancelotti që e vlerëson shumë lojtarin.
Los Blancos duan huazimin e holandezit me të drejtë blerje prej 40 milionë euro në verën e vitit të ardhshëm.
Edhe United është gati ta lejoj largimin e tij, vetëm po pret ofertën e duhur. /Telegrafi/