Mesfushori i Holandës dhe Manchester United, Donny van de Beek do të mungojë në Kampionati Evropian për shkak të lëndimit.
Frank de Boer, trajneri holandez, nuk do të kërkojë një zëvendësim për lojtarin, me garën që fillon për Tulipanët të dielën kundër Ukrainës.
Holanda dha lajmin të martën në mëngjes në një postim në Twitter, i cili thoshte: “Van de Beek duhet të lejojë Kampionatin Evropian të kalojë. Mesfushori po lufton me një lëndim”.
“Si rezultat, ai nuk është në dispozicion për EURO 2020. Frank de Boer nuk do të ftojë një zëvendësues për Van de Beek”.
Van de Beek, i cili u transferua te United nga Ajaxi verën e kaluar për një shumë rreth 35 milionë euro, bëri 19 paraqitje në kampionat, por paraqitjet e tij ishin zhgënjyese. /Telegrafi/
🔶 Donny van de Beek misses EURO 2020
Van de Beek has to let the European Championship pass by. The midfielder is struggling with an injury. As a result, he is not available in time for EURO 2020. Frank de Boer will not call a replacement for Van de Beek.
Get well soon, Donny! 🙏— OnsOranje (@OnsOranje) June 8, 2021