Mesfushori holandez, Donny van de Beek thuhet se dëshiron të transferohet në Ligën Premier te Manchester Unitedi, por anglezët ende nuk kanë përmbushur çmimin e kërkuar nga Ajaxi.
Gjatë mbrëmjes së shtunë u raportua se Djajtë e Kuq janë afër transferimit të yllit holandez të Ajaxit.
Megjithatë, ende nuk ka marrëveshje mes dy palëve, pasi Unitedi po heziton të paguajë çmimin e kërkuar nga klubi holandez.
Është gazetari i njohur italian Fabrizio Romano, i cili ka dhënë përditësimet e fundit për të ardhmen e lojtarit dhe këtë tratativë.
“Donny Van de Beek do të dëshironte të bashkohej në Ligën Premier dhe ai është duke pritur për një ofertë zyrtare pasi klubet kanë kontaktuar agjentët e tij javët e fundit”.
“Ajax do ta lërë të largohet nëse ndonjë klub do të përputhet me çmimin e kërkuar rreth 40 milionë euro”, kam shkruar Romano në profilin e tij në Twitter.
Donny Van de Beek would love to join Premier League and he’s waiting for an official bid after clubs have contacted his agents on last weeks. Ajax will let him leave if any club will match the price tag [around €40M]. 🔴 #vandebeek #transfers #ajax
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 29, 2020
Romano ka shkruar edhe më vonë për këtë tratativë, ku thekson se Ajaxi po pret ofertën zyrtare.
“Ajaxi ka marrëdhënie të shkëlqyera me Manchester Unitedin – ata tashmë e dinë se sa janë interesuar Man Utd për Donny van de Beek. Por ata ende janë në pritje të një oferte zyrtare për t’u dorëzuar”, shkroi italiani. /Telegrafi/
Ajax have excellent relationship with Manchester United – they already know how much Man Utd are interested in Donny van de Beek. But they’re still waiting for an official bid to be submitted. Barcelona are so quiet by weeks on VdB. 🔴 #MUFC #Ajax #transfers
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 30, 2020