Site icon Telegrafi

Van Basten fillon punon në FIFA

Lindi në Utrecht me emrin Marcel Van Basten por ia ndryshuan shpejt në Marco, dhe me me këtë në vitet që pasuan, u kthye në një ikonë të futbollit të bukur dhe pasionant.

Sulmuesi legjendar i Ajaxit dhe Milanit, që koleksionon jo pak por 2018 gola me këto klube ikonë të futbollit evropian, tashmë ka një rol të ri në pasionin e vjetër.

Marko Van Basten ka nisur të punojë me FIFA-n dhe presidentin e ri Gianni Infantino. Në bazë të projektit të ri të legjendës portokalli është futbolli i ndershëm dhe i bukur, transmeton t.ch.

“Ne po punojmë që këtë sport ta bëjmë edhe më të ndershëm, të drejtë për të gjithë dhe spektakolar. Më pëlqen futbolli i lojtarëve që bëjnë diferencën por duhen rregulla, drejtësi dhe ‘fair play’. Nuk dua që të shoh ekipe që në 15 minutat e fundit luajnë vetëm për të humbur kohën kot. Dua futbollin argëtues por sot është bërë shumë e vështirë pasi ka agresivitet dhe shpejtësi”, tha Marco Van Basten, tashmë shef i zhvillimit teknik në FIFA.

Van Basten ishte një prej yjeve të epokës Berlusconi te Milan. “Holandezi fluturues” shihet si një prej sulmuesve më të mirë të historisë, i njohur për finishin klinik dhe golat akrobatikë.

Exit mobile version