E njohur si vajza që shumë shpejt u shndërrua në një senzacion në rrjetet sociale me videot e saj duke kënduar “cover”-a të këngëve të ndryshme, Valza Zhegrova, tani ka vendosur që të hyjë në skenën muzikore profesionalisht.
Producenti Mixey i cili njihet për këngët dhe bashkëpunimet e tij të veçanta, ka bërë publike se tani labelit të tij i është shtuar anëtarja më e re, Valza.
Ajo ende pa publikuar ndonjë projekt profesional veçse ka krijuar një njohje të gjerë të publikut shqiptarë duke u bërë kështu një ndër fytyrat më të ndjekura dhe më senzacionale në rrjetet sociale përmes vokalit dhe paraqitjes së saj.
Gjatë nënshkrimit të kontratës së bashkëpunimit të Valzës me “Mixey Music” përveç tjerash është paralajëmruar se shumë shpejt brenda këtyre dy javëve Valza do të vijë më një projekt startues dhe me disa të reja rreth këngëtares, por pa zbuluar detaje të tjera rreth projekteve të cilat do të publikohen shumë shpejt nga vet artistët në fjale.
Vet Mixey, në një prononcim të shkurtër për Telegrafin, ka rrëfyer shkurt se ndjehet i lumtur për këtë bashkëpunim të posa nisur me artisten e re.
“Jam i lumtur që Valza tashmë është pjesë e ekipit tim, dhe do të bëjmë të pamundurën që tash e tutje në vazhdim të sjellim vetëm projekte të reja dhe interesante”, tha Mixey. /Telegrafi/