Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka thënë se vendimin për ta futur në lojë Lionel Messin në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Mbretit kundër Real Madridit, do të merret pas stërvitjes të së martës.
Argjentina ka pushuar të hënën për shkak të një lëndimi të lehtë që mori në ndeshjen e së shtunës së kaluar kundër Valencias.
“Nuk e kam parë ende, ka mbetur edhe një sesion trajnimi [përpara El Clasico ] dhe do të shohim se si është ai, përpara se të vendosë”.
“Gjëja më e rëndësishme është që lojtari t’ju thotë se ai është gati”.
“Pa marrë parasysh se çfarë thonë testet, nëse lojtari nuk ndihet i gatshëm, duhet ta lësh. Nëse ju thotë se është në rregull, ju flisni me mjekët dhe pastaj merrni vendimin, pro ose kundër”.
“Nuk jam në favor të marrjes së rreziqeve nëse ka rrezik lëndimi edhe më të madh”.
“Nëse ai është i aftë, ai do të jetë në listë, nëse nuk është, ai nuk do të jetë”, ka deklaruar Valverde.
Trajneri e konfirmoi se Jasper Cillessen do ta humbasë ndeshjet e kupës, ndërsa Ousmane Dembele ka gjasa me qenë në listë./Telegrafi/