Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka folur pas fitores 3-0 ndaj Chelseat, ku ka thënë se Blutë arritën t’i bëjnë ata të vuajnë.
Lionel Messi shënoi në këtë takim dy herë dhe asistoi te goli i Ousmane Dembeles dhe nisur nga kjo tekniku spanjoll tha se të kesh argjentinasin në skuadër luks.
“Ata kanë lojtarë të jashtëzakonshëm dhe ishte ndeshje e madhe”, ka thënë Valverde pas ndeshjes.
“Në ndeshjen e parë, goditën dy herë shtyllën, por ne i dominua. Sonte luajtëm mirë prapë, mbajtëm topin, por ata ishin shumë të rrezikshëm”.
“Ne ditëm si të mbronim epërsinë dhe të vazhdonim, kemi vuajtur deri në fishkëllimën e fundit. Ata treguan se janë skuadër e vështirë për t’u përballur”.
“Messi? Të kesh atë në skuadër është luks, ai është aq vendimtar sa që mund të shënojë nga çdo pjesë dhe të bëjë mirë nga çdo situatë”, ka shtuar Valverde.
Kundërshtari i Barcelonës në çerekfinale do të mësohet pas shortit të premten. /Telegrafi/