Telegrafi

Valverde: Do të bëjmë edhe disa transferime

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka konfirmuar se puna e Barcelonës në afatin kalimtar nuk ka përfunduar.

Tekniku i klubit katalunas ka pohuar se braziliani Malcolm nuk është transferimi i fundit.

Malcolm erdhi pas transferimeve të Arthur Melos dhe Clement Lenglet, por bosi i ekipit insiston se duhet ende thellësi në kualitet për repartin e mesfushës.

Barca ka qenë nën hije nga disa transferime më të mëdha në futbollin botëror, por Valverde insiston se ekipi i tij ende nuk ka përfunduar punën për këtë verë.

“Ne po mbajmë opsionet tona të hapura”.

“Ne kemi dy largime të mëdha në qendër të mesfushës dhe vetëm një ka ardhur në atë pozicion, kështu që do të ketë më shumë transferime”.

Ernesto Valverde

“Andres dhe Paulinho janë larguar, por ne kemi skuadër të fortë për të konkurruar në të gjitha frontet”.

“Ne kemi nevojë për lojtarë që u përshtaten stilit tonë, që mund të jenë kreativë dhe të jenë gjithmonë në zonë”, u shpreh Valverde.

Barca po lidhet me një sërë mesfushorësh kaulitativë, ku përfshihen edhe emra si Frnkie De Jong, Adrien Rabiot, Steven N’Zonzi dhe Miralem Pjanic. /Telegrafi/