Telegrafi

Valverde: Sukseset e sezonit aktual diktojnë të ardhmen time

Mbetet për t’u parë nëse Ernesto Valverde do të jetë në Barcelonë në sezonin e ardhshëm, ndërsa trajneri refuzon të mendojë shumë larg për të ardhmen.

Valverde këmbëngul se ai është plotësisht i fokusuar te Barça dhe se çdo vendim i marrë për sezonin e ardhshëm do të pasqyrohet pas suksesit apo dështimit të sezonit aktual.

“Kam kontratë me klubin dhe është e vërtetë se kontrata ishte për dy vjet plus një”, ka thënë fillimisht Valverde në konferencën e tij për shtyp të shtunën.

“Do të vendosim nëse do të vazhdoj apo jo, në varësi të asaj se si shkon sezoni i sivjetmë”.

Ernesto Valverde (Foto: Getty Images)

“Nëse gjërat shkojnë mirë dhe të gjithë janë të lumtur do të ketë edhe një vit tjetër, por nëse nuk fitojmë ndonjë trofe atëherë ndryshojnë gjërat”.

“Do të shohim se si shkon ky sezon, por në parim, kam një kontratë me klubin”.

Valverde me shaka përjashtoi mundësinë e shpalljes të së ardhmes së tij në një mënyrë të ngjashme me Antoine Griezmann.

“Unë jam një aktor shumë i keq. Do të tregoja gjithçka që nga momenti i parë”, përfundoi trajneri spanjoll. /Telegrafi/