Telegrafi

Valverde siguron se Barça do tentojë fitore ndaj Tottenahmit, por nuk premton inkuadrimin e lojtarëve më të mirë

Sa afrohet Liga e Kampionëve, vetëm sa shtohen emocionet e tifozëve, posaçërisht të atyre që fati i skuadrës së zemrës për të kaluar grupin varet nga ndeshja e fundit.

Në Grupin B është një situatë e tillë, Barcelona ka siguruar vendin e parë dhe kështu fazën e eliminimi direkt, por jo dhe Tottenhami e Interi.

Skuadra angleze do të luajë me Barçën në Camp Nou, kurse në anën tjetër Interi me PSV Eindhoven.

Fati i tyre evropian varet edhe nga Barcelona – me trup në Holandë, me mendje në Spanjë (Foto: Dan Istitene/Getty Images/Guliver)

Zikaltrit shpresojnë që katalunasit mos të thyhen në stadiumin e tyre dhe ata me një fitore ndaj skuadrës holandeze të kalojnë grupin.

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka folur për gjithë këtë pas fitores 4-0 ndaj Espanyolit, ai i ka siguruar tifozëve të skuadrës italiane se ata do të përpiqen të fitojnë, por nuk premtoi se do të luajë me lojtarët më të mirë nga fillimi.

Lexo po ashtu Barça tall Pellen me një postim në Twitter teksa Messi ushtron gjuajtjet e lira

“Messi do të luajë ndaj Spurs? Do të shikojmë të martën. Por, siguroj Interin se ne do të futemi në fushë me qëllimin për të fituar, pavarësisht se cilët lojtarë i zgjedh”.

“Klubi jonë respekton Ligën e Kampionëve dhe i futet çdo ndeshje me qëllimin për të marrë më së shumti nga ajo”.

“Unë do t’i bëjë zgjedhjet në bazë të interesave tona, jo të Interit”, ka thënë Valverde. /Telegrafi/