Humbje e dytë në këtë fillim sezonit ka sjell lajm të keq për Barcelonën dhe trajnerin Ernesto Valverde nuk mund të fsheh shqetësimin e tij për formën e ekipit.
Në fillimin e tyre më të keq për një sezoni që nga 1994/95, Barcelona mbetet pa fitore në udhëtim dhe ka vetëm shtatë pikë nga pesë ndeshjet e para.
“Jam i shqetësuar sepse larg shtëpisë ne nuk po kemi rezultate të mira”, ka thënë fillimisht Valverde pas ndeshjes.
“Kur kanë kaluar katër ndeshje në udhëtim, është një simptomë që diçka nuk është shumë e mirë”.
“Ka lojtarë që mbërritën vonë, por ne nuk kemi qenë të mirë, nuk po luajmë mirë. Ne mbizotëruam ndeshjen, por nuk i shndërrojmë shanset e shënimit”.
“Ne nuk kemi pasur një shans ta kthejmë lojën. Po na mungon saktësia në pjesën e tretë të fushës”.
“Ne dolëm mirë nga presioni dhe atëherë ishte çështje e shtimit të prekjes përfundimtare. Këtu kemi gabuar. Do të përpiqemi të përmirësohemi”, përfundoi trajneri i Barcelonës. /Telegrafi/