Telegrafi

Valverde publikon listën ndaj Lyonit, Umtiti rikthehet në skuadër pas disa muajve

Foto: Barcelona/Twitter

Ernesto Valverde ka ftuar plot 21 futbollistë për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Lyonit, ndërsa aty vërehet rikthimi i mbrojtësit Samul Umtiti.

Barcelona është mysafirë e francezëve të Lyonit në ndeshjen e vlefshme për 1/8-tën e Ligës së Kampionëve.

Ky takim është i pari i fazës së eliminimit direkt dhe do të zhvillohet në mbrëmjes e së martës nga ora 21:00 në Parc Olympique Lyonnais.

Lexo po ashtu Dhjetë futbollistët që gjithmonë lëndohen – Nga Vermalen e Bale, te Umtiti e Robben

Gjiganti katalunas ka marr të gjitha masat për këtë ndeshje dhe sot (e diel) trajneri Ernesto Valverde ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar.

Trajneri spanjoll ka vendosur t’i marr me vete në këtë udhëtim plot 21 futbollistë, ku ka edhe një befasi.

Befasia e listës është mbrojtësit francez Samuel Umtiti, i cili rikthehet në skuadër pas më shumë se dy muajve jashtë fushave shkaku i lëndimit.

Umtiti ka humbur plot 27 ndeshje në këtë sezon shkaku i lëndimit, ndërsa është paraqitur në vetëm tetë ndeshje.

Mungesat e Barcelonës për këtë ndeshje do të jetë Arthur, Jasper Cillessen dhe Rafinha, të gjithë shkaku i lëndimeve. /Telegrafi/