Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ishte i pa sigurtë nëse La Liga duhet të bëjë një trofe me emër të Lionel Messit.
Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, i ka thënë Omnisportit se do të ishte një ide e mirë të krijohet një trofe për lojtarin më të mirë të sezonit dhe të emërohet “Lionel Messi”.
I pyetur për një çmim të tillë, Valverde thotë se Messi duhet të vendosë vet nëse dëshiron të ketë çmim me emrin e tij.
🔊 Valverde: “The cup is a very important competition. I don't understand the idea of not going for one tournament to focus on another" #CopaBarça pic.twitter.com/zNUzKtkUTt
— FC Barcelona (@FCBarcelona) October 30, 2018
“Nuk e di nëse duhet të ketë çmim me emër të tij, duhet të pyetet ai për përdorimin e emrit. Unë nuk e di çka të them”.
“Ndoshta është ide e mirë, por varet për atë që mendon Lionel Messi. Nuk e di nëse është mirë ose keq”.
“Më keni zënë në pozitë ofsajd”, u shpreh Valverde.
Messi është i lënduar dhe mungon në ndeshjen e Copa del Rey ndaj Cultural Leonesa dhe është në dyshim për ndeshjen ndaj Interit që zhvillohet në Giuseppe Meazza të martën. /Telegrafi/