Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, pret një ndeshje të Superkupës më të hapur dhe të vështirë, kundër Sevillas.
Superkupa e Spanjës është kthyer në një ndeshje të vetme dhe në krahasim me të zakonshmen që zhvillohej me vajtje-ardhje.
Kjo finale e Superkupës zhvillohet sot (e diel) nga ora 22:00 në qytetin maroken Tangier dhe Valverde pretendon se duhet të rezultojë në një spektakël të mirë.
“Fakti që Superkopa është me vetëm një ndeshje e bën atë pak më të hapur dhe të vështirë”, ka thënë fillimisht Valverde në konferencë për shtyp.
✈ Tanger
🏆 #SupercopaBarça
🔵🔴 Força Barça! pic.twitter.com/etM69Hczig— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 12, 2018
“Sevilla do të jetë më e përgatitur sepse ata kanë qenë duke konkurruar për dy javë, ndërsa ne kemi ardhur nga një turne dhe disa nga djemtë janë bashkuar më vonë”.
“Megjithatë, ne presim me padurim që të fitojmë trofeun tonë të parë”.
⚽❗MATCH DAY❗⚽
🔵🔴 #SupercopaBarça
👊 Fit and ready for Super Cup Sunday! pic.twitter.com/joIHXefkyl— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 12, 2018
“Unë jam gjithashtu optimist, sepse kam parë lojtarët, plus ata që u bashkuan më vonë”.
“Ata janë në një nivel të mirë, të fokusuar, e dinë se çfarë duhet të bëjnë dhe kjo tregohet në stërvitje. Do të thërras të gjithë lojtarët sepse është finale dhe kjo është ajo që zakonisht bëj”, përfundoi trajneri i Barçës. /Telegrafi/