Telegrafi

Valverde: Nuk ka pasur biseda për rikthimin e Neymarit

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka shpjeguar se nuk ka pasur biseda për një rikthim të ish-lojtarit të tyre, Neymar nga Paris Saint-Germain.

Ka pasur raporte të gjera që sulmuesi brazilian do një rikthim në Camp Nou, ku ai u largua në një rekord botëror të transferimeve prej 222 milionë euro në vitin 2017.

Megjithatë, këto raporte i ka mohuar trajneri i Barcelonës, Valverde, i cili ka thënë se nuk ka pasur biseda për rikthimin e Neymarit.

Lexo po ashtu Fillojnë takimet për kthimin e Neymarit te Barcelona

“Ne kemi gjithmonë shumë respekt për lojtarët e ekipeve të tjera”, ka thënë fillimisht Valverde para gazetarëve.

Ernesto Valverde (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

“Neymar është një lojtar i madh, nuk ka asnjë dyshim për këtë”.

“Ai ishte lojtar i klasit botëror kur ai ishte në këtë klub përpara dhe tani që ai është në një ekip tjetër”.

Lexo po ashtu Neymar e ka thirrur pesë herë Barcelonën për t'u rikthyer

“Por kjo është e gjitha… askush nuk më ka folur për këtë, nuk ka pasur thirrje telefonike, ka gjithmonë lajme dhe thashetheme – por vetëm kaq, ai nuk është lojtari ynë”.

“Ne e respektojmë Paris Saint-Germain dhe e respektojmë gjithashtu lojtarin”, përfundoi trajneri spanjoll. /Telegrafi/