Barcelona ka triumfuar kundër Real Madridit me rezultat 3-2 në një miqësore të zhvilluar para publikut amerikan në Miami.
Trajneri i Barcës, Ernesto Valverde është ndalur të flas rreth mundësisë së largimit të Neymarit në drejtim të PSG-së.
Ai nuk ka dashur të spekulon, por që sulmuesin brazilian nuk e sheh në ndonjë ekip tjetër.
“Unë nuk dua të spekuloj, por Neymarin e shoh në të njëjtin vend si dhjetë ditë më parë. Unë i respektoj të gjitha mendimet, përpiqem të flas për atë që po ndodh, Neymar është këtu, e kemi atë dhe mendojmë se ne duhet të na ndihmojë këtë vit”, tha Valverde.
Trajneri komentoi edhe takimin me madrilenët duke shprehur kënaqësinë në përmbushjen e detyrave prej anës së lojtarit.
“Dita ishte e vështirë për shkak të nxehtësisë, por mendoj se kemi luajtur shumë mirë. Ne kemi bërë dy gola të shpejtë, kemi krijuar raste por, shkaku i thatësisë së ajrit, ritmi ka qenë i ulët në disa momente. Është e vërtetë që kundërshtarëve ju kemi dhënë shumë mundësi, por gjithashtu kemi gjeneruar edhe ne shumë raste për shënim”, pohoi Valverde. /Telegrafi/