Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka theksuar se Neymar është ‘i lumtur’ në klub në mes të raporteve që ai ka luajtur ndeshjen e tij të fundit për katalunasit.
Përpara ndeshjes mes Barcelonës dhe Manchester Unitedit pati spekulime të mëdha se mund të ishte paraqitja e fundit e yllit brazilian për Blaugranët përpara një lëvizje të mundshme prej 222 milionë eurosh në Paris Saint-Germain.
Sidoqoftë, ylli i ish-Santosit, i cili shënoi golin e vetëm të ndeshjes pritet të qëndroj në Camp Nou, pasi trajneri Valverde mendon se është i lumtur.
“Neymar ishte shumë i lumtur … duke folur me disa miq nga Manchester”, deklaroi Valverde pas fitores 1-0 ndaj Djajve të Kuq.
“Ai është këtu me ne, ai është mirë”, përfundoi trajneri spanjoll. /Telegrafi/