Telegrafi

Valverde: Ndeshje vendimtare, Chelsea shumë të fortë

BARCELONA, SPAIN - MARCH 13: Manager of Barcelona, Ernesto Valverde during a Barcelona during a Barcelona press conference ahead of their UEFA Champions League Round of 16 match against Chelsea at Nou Camp on March 13, 2018 in Barcelona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka thënë se ndeshja me Chelsean do të jetë e fortë dhe londinezët mund t’i bëjnë dëme skuadrës së tij.   

Ai ka thënë se Andres Iniesta është mirë dhe se do të vendoset pastaj se çfarë do të bëjë.

“Të hënën Iniesta u stërvit pa probleme, të shohim si do të shkojë sot. Është një ndeshje e rëndësishme, për t’u kualifikuar ose eliminuar”.

(Foto: Getty Images)

“Por është edhe një ndeshje në të cilën duhet të jesh në 100% të formës optimale. Është e qartë se kur ekziston një ndeshje për të cilën nuk ka më kthim mbrapa, futbollistët janë të ndërgjegjshëm për rrezikun. Duhet vlerësuar risku”.

“Chelsea është një skuadër që mund të të dëmtojë në çdo moment dhe që mund të luajë lojën e saj në bazë të rezultateve”.

“Janë në gjendje të ofrojnë zgjidhje të ndryshme, si shtimi i presionit të lartë, gjë e aplikuar edhe në Londër”.

“Në mbrojtje janë shumë të fortë dhe kanë cilësi të larta individuale. Nuk ekziston një formulë sekrete për të mundur skuadra të tilla”, ka thënë Valverde. /Telegrafi/