Trajneri spanjoll, Ernesto Valverde ka folur pas fitores së Barcelonës në Ligën e Kampionëve ndaj Interit.
Barcelona fitoi me rezultat 2-0 ndeshjen e fazës së grupeve ndaj Interit, duke i ofruar edhe më shumë kualifikimit dhe kjo i ka pëlqyer edhe trajnerit Valverde, i cili ka vlerësuar skuadrën e tij, edhe pse pa Lionel Messin e lënduar.
“Ne i ndaluam ata që të luajnë dhe e bëmë këtë gjatë gjithë ndeshjes”, ka thënë fillimisht Valverde në konferencën e tij pas ndeshjes.
“Ishte një ndeshje e rëndësishme dhe e vështirë dhe e para pa Messin. Gjithkush ishte në pritje dhe mendoj se reaguam mirë”.
“Është e vërtetë se loja e sotme na ndihmoi të bënim një hap përpara pa Leon”.
“Qëllimi ynë ishte, që Interi të mos e ketë topin dhe të jetë shumë i shpejtë në presing pasi të humbasim topin”.
“Ata janë një ekip sulmues, por ne ishim ekipi më i mirë në të gjithë ndeshjen”.
“Arthur luajti shumë mirë dhe unë jam shumë i lumtur me të. Zëvendësimi? Nuk dua ta rrezikoj atë sepse ai kishte një goditje të vogël”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/