Site icon Telegrafi

Valverde: Ndaloni së foluri për Neymarin

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde dëshiron t’i jepet fund bisedave rreth yllit të Paris Saint-Germain, Neymar.

Neymar ka qenë i lidhur me Barcelonën gjatë gjithë verës dhe ende po përmendet në konferencat për shtyp te Barcelona, madje edhe me tregun e transferimeve të mbyllur tashmë.

Për Valverden, këto pyetje të vazhdueshme rreth brazilianit janë frustruese.

Lexo po ashtu Messi: Nuk kërkova nënshkrimin e Neymarit, nuk e di nëse Barcelona bëri gjithçka për rikthimin e tij

Trajneri spanjoll u ka bërë thirrje të gjithëve që të ecin përpara dhe të ndalojnë së foluri për Neymarin.

“Ne kemi folur për Neymarin para, gjatë dhe pas tregut dhe është koha për ta ndërrojmë faqen”, ka thënë Valverde për mediat spanjolle. /Telegrafi/

Exit mobile version