Ernesto Valverdo është i fundit që ka folur nga Barcelona për largimin e sulmuesit brazilian, Neymar te Paris Saint-Germain.
Neymar vendosi ta lë Barcelonën javën e kaluar për tu transferuar te gjiganti francez për një shifër rekord botëror për transferime prej 222 milionë eurove.
Largimi i tij drejt Ligue 1 bëri bujë të madhe, duke bërë që shumë fytyra të njohura të flasin për këtë largim, ku shumica kishin mendim negativ.
Megjithatë, trajneri i Barcelonës, Valverde mendon se çdo lojtar është i lirë të vendos, dhe nuk e vajton edhe aq largimin e yllit brazilian.
“Çdo lojtar është i lirë të vendos mbi të ardhmen tij duke bërë zgjedhjet e veta, kështu ndodhi edhe me Neymarin”, ka thënë fillimisht Valverde për gazetarët në Barcelona.
“Sigurisht që i urojmë atij shumë suksese edhe pse dëshira jonë ishte që ai të qëndronte mes nesh, gjithsesi çfarë na mbetet dhe duhet të bëjmë tani është që të fokusohemi tek lojtaret që kemi në dispozicion dhe ata që mund te na bashkohen”.
“Kurrsesi nuk duhet të shohim mbrapa, por duhet të shohim me siguri drejt të ardhmes”, përfundoi trajneri spanjoll i Barçës. /Telegrafi/