Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka thënë se mund të bëjë rrotacion për ndeshjen ndaj Huescas.
Barcelona ka një epërsi prej 1-0 ndaj Djajve të Kuq dhe titulli i LaLiga Santander, duket çështje e mbyllur.
“Po, do të ketë ndryshime nesër [e shtunë]”.
“Orari është i dendur, por nuk mund të harrojmë që kemi nevojë edhe për 10 pikë për t’u bërë kampion”.
“Ne duhet të fitojmë tri ndeshje dhe të marrim një barazim. Arsyeja për ndryshimet është mbajtja e të gjithëve në konkurrencë”.
“[Lionel] Messi është mirë, por është e mundur që ai të pushojë”.
“Orari është i ngjeshur, siç thashë dhe ne kemi ndeshje të forta”.
“Kjo është një lojë e rrezikshme dhe duhet të jemi vigjilentë”, ka thënë Valverde. /Telegrafi/