Telegrafi

Valverde: Messi mund të luajë këtë sezon si mesfushor

Lineker e konsideron Messin si më të mirin e të gjitha kohërave

Lionel Messi ka gjasa që në sezonin e ri të ligës spanjolle të luajë edhe si mesfushor.

Ernesto Valverde, trajneri i Barcelonës, ka pohuar se është një avantazh i madh që argjentinasin mund ta vendos në çdo pozitë të fushës.

Sulmuesi argjentinas ka provuar tashmë në disa raste të luajë si mesfushor prapa sulmuesve, në kombinim me Anders Iniestën.

“Është e mundur. Ne e dimë tendencën e tij për t’u tërhequr dhe të marrë topin n ëmesfushë. Nëse Messi luan jashtë ose në mes, është gjithnjë një avantazh për ne. Kjo është se si kemi filluar përpara sezonin e ri, ne do të shohim se si do të rrjedhin gjërat”, tha trajneri spanjoll.

Ai më tutje foli edhe rreth trasnferimit të Arturo Vidalit, i cili me sa duhet nuk është i gatshëm të startojë që nga minuta e parë.

“Të gjithë lojtarët shpresojnë të sigurojnë një vend në ekipin e parë. Ai ka qenë jashtë veprimit për një kohë, ndërkohë pas shërimit po mundohet të rimerr formën dhe të gjen vendin në formacionin bazë”, tha ai.

Lexo po ashtu Messi: Krenar që jam kapiten i Barcelonës, do ta sjellim Ligën e Kampionëve

Ndryshe, Barcelona mbrojtjen e titullit në La Liga e nis me takimin para shikuesve të vetë kundër Alavesit. /Telegrafi/