Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka thënë se nuk do të nxitojnë me rikthimin e Lionel Messit në aksion.
Messi është kthyer në stërvitje vetëm dy javë pasi e ka thyer krahun.
Valverde thotë se ndoshta është tepër herët për ta rikthyer në fushë.
Ai pritet të mungojë edhe në ndeshjen e Ligës së Kampionëve me Interin të martën.
“Kanë qenë vetëm dy javë pas lëndimit. Është herët, ne do të presim”.
“Ne jemi të kujdesshëm sepse duam që ai të rimëkëmbet plotësisht, pa asnjë problem”, deklaroi trajneri.
Barcelona e parashikoi mungesën e Messit për rreth tre javë, për shkak të lëndimit të pësuar në ndeshjen kundër Sevillas në ligën spanjolle më 20 tetor.
Barcelona ka një pikë më shumë ndaj Alaves dhe është në krye të renditjes pas 10 ndeshjeve në La Liga. /Telegrafi/