Telegrafi

Valverde: Messi është i gatshëm, do të luajë kundër Bilbaos

Valverde dhe Messi (Foto: Getty Images/Guliver)

Lëndimet e muskujve janë të kaluara, por thjesht, blaugranat nuk kanë dashur të rrezikojnë me Lionel Messin.

Barcelona dhe Real Madridi kanë luajtur baras 1-1 në kuadër të ndeshjes së parë të Copa del Rey.

Argjentinasi ka luajtur vetëm në 30 minutat e fundit të takimit pasi që fundjavën e kaluar kishte pësuar një lëndim të lehtë.

Lionel Messi dhe Raphael Varane (Photo by Angel Martinez/Getty Images)

Sulmuesi u inkuadrua në ndeshje në minutën e 63-të të derbit më të madh në botë, por që u pa se ishte më i kujdesshëm.

“Leo është i gatshëm njëqind për qind. Lëndimi i muskujve ka kaluar, por thjesht nuk kemi dashur të rrezikojmë. Ai do të luajë kundër Athletic Bilbaos”, shpjegoi trajneri i blaugranave, Ernesto Valverde.

Ndërkohë, ndeshja e dytë e el Classicos e Kupës së Mbretit do të zhvillohet më 27 shkurt në stadiumin “Santiago Bernabeu” në Madrid.

Ndryshe, Barcelona gjatë ditës së diele si mysafirë do të luajë kundët Athletic Bilbaos. /Telegrafi/