Telegrafi

Valverde: Messi bën gjithmonë diferencën për Barcelonën

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde iu bashkua radhës për të lavdëruar kapitenin Lionel Messi pas fitores së tyre 5-1 në shtëpi ndaj Real Valladolid.

Messi shënoi dy gola dhe asistoi në dy të tjerë në fitoren e Barçës që e ktheu në krye të tabelës në La Liga dhe menaxheri i tyre pati fjalë të mëdha për argjentinasin.

“Nuk e di se çfarë mund të them për Messin”, ka thënë fillimisht Valverde.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Barcelona 5-1 Valladolid: Tjetër natë nën mbretërimin e Lionel Messit, merr vlerësim maksimal

“Ne e dimë gjithmonë se ai do të jetë atje kur kemi nevojë për të. Ai gjithmonë bën ndryshimin e rëndësishëm në kohën e duhur”.

“Talenti i tij është i pakrahasueshëm me këdo tjetër në futboll”, përfundoi trajneri i Barcelonës.

Valverde konfirmoi gjithashtu se është i kënaqur me përparimin e Ansu Fati, dhe ai do të vazhdojë si lojtar i ekipit të parë këtë sezon, me Carles Perez dhe Carles Alena gjithashtu që do të qëndrojnë në skuadër. /Telegrafi/